Ligjvënësit suedezë kanë miratuar me shumicë dërmuese ligjin për të forcuar rregullat për azil dhe për bashkim familjar. Masat vijnë pasi vendi skandinav vitin e kaluar kishte një rekord kërkesash për azil që shkonin deri në 160 mijë.
Të gjithë parlamentarët ditën e martë votuan me 240 vota pro miratimit të lejeve të përkohshme të qëndrimit për disa azilkërkues, të cilëve më parë në mënyrë automatike iu është dhënë leja e qëndrimit të përhershëm. Sipas legjislacionit të ri ka edhe kufizime të ashpra për bashkimin familjar.
Masat e përkohshme të qeverisë suedeze do të hyjnë në fuqi më 20 korrik dhe do të zbatohet për emigrantët që kanë aplikuar për azil pas 24 nëntor 2015.
Qindra njerëz u mblodhën jashtë parlamentit për të protestuar këtë veprim, duke deklaruar që ajo është çnjerëzore.
Vendi nordik i udhëhequr nga Social Demokratët ka qenë i njohur për qëndrimin mikpritëse ndaj emigrantëve dhe azilkërkuesve.