Parlamenti i Suedisë ka votuar mbrëmë për t’i dhënë më tepër qasje NATO-s për stërvitje dhe për rast të ndonjë lufte.
Për këtë masë në parlamentin e këtij vendi neutral nordik kanë votuar 291 deputetë, ndërsa 21 ishin kundër.
Suedia nuk është anëtare e NATO-s por aktualisht ka lëvizur më afër aleancës për shkak të rritjes së tensioneve me Rusinë.
Stokholmi bashkëpunon me vendet anëtare të NATO-s, Danimarka, Norvegjia dhe Islanda, ndërsa merr pjesë edhe në operacionet në Afganistan, raporton Rel.
“Kjo marrëveshje nuk do t’i ndryshoj raportet tona me NATO-n e as politikën tonë të sigurisë, pasi ne do të mbesim të painkuadruar”, tha ministri i Mbrojtjes i Suedisë, Peter Hultqvist, dhe ka shtuar se “nuk do të ketë ushtarë të NATO-s në Suedi pa ftesë”.
Aktualisht, afërsia e Suedisë me NATO-n e ka zemëruar Rusinë.