Site icon Telegrafi

Suedi 1-0 Kosovë, statistikat e pjesës së parë

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur me disavantazh 1-0 ndeshjen në udhëtim te Suedia në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2020”, e vlefshme për Grupin B.

Dardanët zhvilluan një pjesë të parë relativisht pozitive, por pranuan një gol nga penalltia pas një vendimi kontrovers të VAR-it.

Goli i vetëm në këtë pjesë u shënua në minutën e 29-të nga Emil Forsberg.

Lexo po ashtu Penallti me VAR, Suedia kalon në epërsi ndaj Kosovës

Megjithatë, suedezët ishin më të mirë edhe në menaxhimin e lojës, pasi patën topin në 63 për qind të Kosovës, për dallim nga Kosova që e menaxhoi 37 për qind.

Suedia pati edhe raste më shumë, plot nëntë, ndërsa Kosova pati vetëm tri raste, ku vetëm njëra goditje shkoi në portë.

Pjesa e parë ishte edhe shumë e luftuar me gjyqtarin që ndau pesë kartonë të verdhë, ku dy shkuan për vendasit, ndërsa tre për lojtarët e Kosovës.

Më poshtë keni të gjitha statistikat nga pjesa e parë:

/Telegrafi/

Exit mobile version