Site icon Telegrafi

Subvencionet nga Ministria e Bujqësisë, sot hapet thirrja për fermerët

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar të gjithë fermerët se është hapur thirrja për aplikim për gjashtëmujorin e parë të programit të pagesave direkte 2023.

Peci njofton se afati  i aplikimit fillon nga data 10.07.2023 dhe mbaron me datë 18.08.2023 ora 16:00, transmeton Telegrafi.

“Të dashur fermerë, në vegëzen e mëposhtme e gjeni Thirrjen për Aplikim në të cilën do të njoftoheni në detaje rreth kritereve që duhet të plotësojnë fermerët/aplikuesit, dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, si dhe detaje tjera. Afati i aplikimit fillon nga data 10.07.2023 dhe mbaron me datë 18.08.2023 ora 16:00”, ka njoftuar ai.

Detaje rreth aplikimit mund të gjeni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/

 

Exit mobile version