Mbi 140 milion euro ndihmë shtetërore do të përfitojnë këtë vit bujqit në Maqedoni. Në rrjedhë e sipër është procedura për dhënien e kërkesave, ndërsa të gjithë bujqit që i plotësojnë kushtet kanë mundësi që deri më 30 qershor të këtij viti ti dorëzojnë aplikimet e tyre deri te Agjencia për përkrahje financiare të bujqësisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sivjet risi, sipas shembullit të shteteve më të zhvilluara, këtë vit është mundësia që bujqit ti plotësojnë formularët në mënyrë elektronike. Është vendosur një sistem elektronik i cili u mundëson bujqve që kanë njohuri kompjuterike të aplikojnë në mënyrë elektronike. Përpos që do të kursejnë kohë, bujqit me aplikimin elektronik do të ndihmojnë për efikasitetin më të madh të institucioneve, respektivisht do të kontribuojnë që të dhënat e plotësuar në mënyrë elektronike të përpunohen më shpejtë dhe në mënyrë më efikase.
Mbetet në përdorim edhe sistemi i vjetër për aplikim, për bujqit që nuk kanë mundësi ti plotësojnë në mënyrë elektronike në njësitë rajonale të ministrisë për bujqësisë dhe agjencisë për bujqësi.
Në disa vitet e fundit është shënuar rritje drastike e ndihmës financiare për bujqësi dhe zhvillim rural. Kjo ka kontribuar në rritjen e numrit të bujqve të rinj dhe rritjen e kapaciteteve të bujqve ekzistues.
Afati për dorëzim të kërkesave për subvencion është deri më 30 korrik, ndërsa nga qeveria informojnë se edhe sivjet pritet të ketë mbi 80 milionë kërkesa./Telegrafi