Site icon Telegrafi

Subvencione për bujqësinë në Klinë me vlerë mbi 250 mijë euro për qindra fermerë

Në komunën e Klinës janë ndarë subvencione të rëndësishme për më shumë se 200 fermerë, duke përfshirë mekanizma të ndryshëm bujqësorë, në kuadër të bashkëpunimit mes Komunës dhe organizatës “Islamic Relief Kosova”.

Komuna e Klinës përmes Facebook ka bërë të ditur për këtë subvencion duke përfituar prej tij qindra fermer.

Kryetari i Klinës Zenun Elezaj/ Foto nga Komuna e Klinës, facebook

“Vetëm këtë vit vlera e subvencioneve në bujqësi, nga buxheti i komunës dhe bashkëfinancimet, është rreth 400,000 euro, ndërsa kanë përfituar qindra fermerë mekanizma të ndryshëm bujqësorë, duke ndikuar në krijimin e kushteve më të mira e lehtësimin e punës për ta”, ka thënë kryetari Elezaj pranë të pranishmëve.

Foto: Komuna e Klinës

Kjo iniciativë ka për qëllim mbështetjen e fermerëve në përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e të ardhurave për familjet e tyre. Kryetari Elezaj falënderoi organizatën për bashkëpunimin e suksesshëm në këtë projekt të rëndësishëm për bujqësinë e rajonit. /Telegrafi/

Exit mobile version