Telegrafi

Suarez: Vështirë për të luajtur në një stadium me kaq shumë histori si Anfield  

Luis Suarez (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Luis Suarez ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kthyese gjysmëfinale që Barcelona do ta zhvillojë në udhëtim te Liverpooli.

Barcelona ka fituar 3-0 ndeshjen e parë në Camp Nou, por sipas Suarezit do të jetë e vështirë ndeshje kthyese në një stadium si Anfield.

Sulmuesi uruguaian gjithashtu i ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të tij të jenë shumë të kujdesshëm.

Lexo po ashtu Alexander-Arnold rreth ndeshjes ndaj Barcelonës: Gjithçka është e mundur, sidomos në Anfield

“Ne i dimë vështirësitë për të luajtur në një stadium me kaq shumë histori”, ka thënë fillimisht Suarez në konferencë për shtyp.

“Kemi ardhur këtu me një rezultat të mirë, por duhet të kemi shumë respekt për Liverpooli dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm”.

“Anfield është gjithmonë i veçantë. Është shumë mirë që unë të kthehem këtu, sepse falë Liverpoolit kam përjetuar disa momente të mrekullueshme”.

“Nga minuta e parë ata do të luajnë me intensitet dhe me entuziazëm, ne duhet të jemi të kujdesshëm me gjatësinë që mund të jetë shumë e rrezikshme”, përfundoi uruguaiani. /Telegrafi/