Luis Suarez do të qëndrojë te Barcelona deri në vitin 2022 dhe këtë e konfirmon presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu.
Sulmuesi që fitoi Pichichin është i lumtur te ky klub dhe do të vazhdojë të qëndroj.
“Rinovimi me Luis Suarezin është gjë e kryer. Mungon vetëm zgjidhja e disa detajeve të vogla”.
“Te Barcelona të gjithë e duan Luisin dhe ai është shumë i lidhur me klubin. Në ditët apo javët e ardhshme do të bëhet edhe zyrtarizimi i zgjatjes së kontratës”.
“Kohëzgjatja e kontratës së re do të jetë sipas ligjeve ekzistuese, por për momentin ai do të firmosë deri në vitin 2022. Do të na pëlqente që ai të qëndronte përjetë te Barcelona”, ka thënë Bartomeu. /Telegrafi/