Telegrafi

Suarez u premton tifozëve të Liverpoolit: Nëse shënoj, nuk festoj

Luis Suarez (Foto: Jan Kruger/Getty Images)

Luis Suarez u fishkëllye në ndeshjen e parë në mes të Barcelonës dhe Liverpoolit, pas golit që shënoi në Camp Nou.

Skuadra katalonase fitoi 3-0 ndaj asaj angleze para një jave, gjersa sulmuesi uruguaian u vërshëllye për festën e tij.

Por, Suarez u ka premtuar tifozëve të Liverpoolit se më nuk do të ndodhë një gjë e tillë, pasi ka respekt për ta dhe kohën që ka kaluar në Anfield.

Festa e Luis Suarez në momentin e golit ndaj Liverpoolit (Foto: Matthias Hangst/Getty Images)

“Personat që e shikojnë me rregull futbollin, e dinë se sa i rëndësishëm ishte ai golë për mua, por edhe për skuadrën”, tha fillimisht uruguaiani.

“Unë kam shumë respekt për tifozët e Liverpoolit. Unë shënova dhe festova me tifozët e skuadrës.

“Jam falënderues ndaj Liverpoolit, fansave dhe klubit, por që nëse shënoj në Anfield, atëherë nuk do të festoj.”, ka shtuar më tej Suarez. /Telegrafi/