Telegrafi

Suarez: Treguam se kemi një trajner dhe skuadër të madhe

Festa e golit të tretë personal (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, foli pas fitores së Barçës ndaj Real Madridit me rezultat 5-1.

Njeriu i het-trikut u shpreh i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij edhe në mungesë të Lionel Messit, por nuk mungoi edhe lëvdata për trajnerin Ernesto Valverde.

“Ata dolën nga pushimi të motivuar për të luajtur. Na shtynë shumë para, por ne kishim shanset për të mbyllur ndeshjen”, ka thënë Suarez për Barça TV.

Festa e Luis Suarez te një nga golat e tij ndaj Realit (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Messi? Ai është shtesë dhe ne jemi gjithmonë krenarë që kemi lojtarin më të mirë në botë në anën tonë. Ishte një test i vështirë pa lojtarin tonë më të mirë, por luajtëm bukur. Sigurisht që preferoj të luaj me Messin”.

“Sot treguam se kemi një ekip të madh, por edhe një trajner të madh”.

Lexo po ashtu Barcelona 5-1 Real Madrid: Notat e lojtarëve, Suarez ylli i ndeshjes

“Pothuajse në çdo sezon i kam shënuar Madridit”, ka thënë për fund Suarez i pyetur për golat e tij.

Ndeshja e ardhshme e Barcelonës në La Liga është kundër Rayo Vallecanos. /Telegrafi/