Telegrafi

Suarez tregon nëse do të përpiqet ta bind Messin që t’i bashkohet te Atletico nëse vendos largimin nga Barcelona

Luis Suarez ka thënë se nuk do të përpiqet të bindë Lionel Messin që të bashkohet me të te Atletico Madrid. Sidoqoftë, uruguaiani zbuloi se ai do ta mbështeste me kënaqësi lëvizjen nëse kapiteni i Barcelonës dëshiron ta bëjë një gjë të tillë.

Kontrata e Messit te Barcelona skadon në fund të sezonit dhe do ta linte atë të lirë të largohej nga Camp Nou, pasi këtë verë nuk arriti të largohet edhe përkundër disa përpjekjeve shkaku i dështimit të ekipit në sezonin 2019-20.

Messi ishte i lidhur ngushtë me një lëvizje te Manchester City gjatë verës, por 33-vjeçari dhe përfaqësuesit e tij nuk ishin në gjendje të gjenin një mënyrë rreth klauzolës së lirimit të tij prej 700 milionë eurosh.

Ylli argjentinas u detyrua të qëndronte te Barcelona dhe të zgjidhte kontratën e tij, por e ardhmja e tij mbetet ende në ajër.

Bordi i përkohshëm i Barcelonës dhe kandidatët e shumtë presidencialë kanë sugjeruar që një humbje e parashikuar e të ardhurave mes pandemisë së coronavirusit mund të shkaktojë komplikime. Si rezultat, Messi nuk do të kishte zgjedhje tjetër përveç se të pranojë një ulje page nëse do të zgjas qëndrimin e tij.

Luis Suarez ka thënë se ai do të ishte i entuziazmuar që do të lidhej me Messin në Atletico, por nuk do të përpiqet të bindë lojtarin e Barcelonës që të transferohet.

“Unë gjithmonë do ta them atë, Leo është mjaft i pjekur për të marrë vendimet që duhet të marrë vetë. Unë kurrë nuk do të përpiqem të ndikoj në atë që bën, kudo që të jetë i lumtur, gjithmonë do të mbështes të drejtën e tij për të marrë vendimin që është më i miri për të”, ka thënë fillimisht Suarez për gazetën AS.

“Nëse në ndonjë moment paraqitet mundësia, atëherë ai duhet të thotë kështu që padyshim që unë do të flas shumë shumë për të në klub. Por sa i përket sugjerimit të gjërave për të, mendoj se ai vet duhet të marrë një vendim të tillë dhe kudo që ai është më i lumtur të transferohet”, përfundoi uruguaiani.

E ardhmja e Messi do të jetë një temë e nxehtë diskutimi gjatë muajve të ardhshëm, pasi lojtarët me kontrata në skadim lejohen të hapin diskutime me klube të tjera qysh në janar.

Shumë media kanë informuar se Messi është i etur për t’u ribashkuar me ish-trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola në Manchester City, ndërsa flitet edhe për një marrëveshje mes palëve. /Telegrafi/