Site icon Telegrafi

Suarez tregon lojtarin me të cilin flet vazhdimisht te Liverpooli: Ai mezi po pret përballjen me mua dhe Coutinhon

Foto: Getty Images/Guliver

Luis Suarez ka folur para përballjes me Liverpoolin, uragani e pranon se ish-ekipi i tij luan futboll të njëjtë me atë të Barcelonës dhe që janë mjaft të rrezikshëm.

32-vjeçari ka zbuluar edhe lojtarit me të cilin vazhdon të mbajë kontakte te Reds, është kapiteni Jordan Henderson, por thotë se do bëjë maksimumin që ta mposhtë ekipin anglez.

“Janë dy stile loje të ndryshe të lojës. Liverpooli ka mënyrën e vet të lojës, njerëzit mund të befasohen, por ata kanë lojtarë fantastikë në mesfushë që mund t’i shërbejnë sulmuesit mirë”.

Lexo po ashtu Tifozët e Liverpoolit do ta duan atë që Van Dijk ka thënë për përballjen me Messin në Camp Nou

“Ata mund të luajnë në një mënyrë të njëjtë me të tonën, mendoj se nuk ka shumë ndryshime. Ajo që është e vërtetë është se dy ekipet janë të forta. Natyrisht që është emocionuese rikthimi në një stadium si Anfieldi ku tifozët u kujtesën shumë për mua”.

“Flas shumë me Hendersonin dhe ai mezi po pres që të luajë ndaj Philippes dhe meje, do jetë speciale. Por, secili luan për ekipin e vet dhe do japim më të mirën”, ka thënë Suarez për ueb faqen e Barçë. /Telegrafi/

Exit mobile version