Telegrafi

Suarez shkoi aq larg sa i bleu shtëpi Coutinhos pa e ditur që transferimi i tij te Barça do të ndodhte

Transferimi i Philippe Coutinhos nga Liverpooli te Barcelona nuk ishte vetëm dëshira e tifozëve, por edhe e Luis Suarezit.

Sulmuesi uruguaian e dëshironte aq shumë ardhjen e brazilianit në Camp Nou sa paraprakisht i kishte blerë atij një shtëpi në qytetin e Barcelonës.

Zona ku jetojnë Suarez, Messi dhe tani Coutinho

E gjitha kjo u zbulua në një intervistë nga Coutinho për Daily Mail, ku është një tregues se Suarez ishte ndikues që ky transferim të ndodhë.

Presidenti i Barçës, Maria Bertomeu, e kishte pyetur Suarezin se çfarë hoteli ia sugjeron ai për Coutinhon dhe përgjigjja e 30-vjeçarit ishte:

Lexo po ashtu Barça ka një montazher dembel, aksidentalisht tregon se transferimi i Coutinhos ishte punë e kryer që në gushtin e 2017? (Foto/Video)

“Jo president, nuk ka nevojë për shtëpi. Tashmë unë kam një shtëpi për atë”.

Suarez shpenzoi tre milionë euro në vitin 2014 për të blerë një shtëpi në lagjen luksoz Castelldefels, që është 49 minuta larg nga Camp Nou me makinë.

Dyshja ishin shokë të mirë që nga kohët kur luanin te LFC

Dhe në momentin që një shtëpi afër tij në këtë lagje u lirua, ai e bleu për Coutinhon, e gjitha kjo muaj para se transferimi të mbyllej, por gjithmonë me shpresën që do të ndodhte.

Lexo po ashtu Karikatura që shpjegon më së miri si ndodhi kalimi i Coutinhos te Barça

“Ai e pa që një shtëpi u lirua pran asaj të tij dhe menjëherë e mori. Ai nuk e dinte se unë do të vija apo jo, por e pëlqeu si ide. Ne i shikuam fotografitë, pamja dukej e mirë, ishim në kontakt gjatë gjithë kohës. E di që Suarez do të na ndihmojë të ndihemi këtu si në shtëpinë tonë”, ka thënë Coutinho.

Shtëpia e Lionel Messit

Vlen të theksohet se edhe Lionel Messi jeton në këtë zonë. /Telegrafi/