Luis Suarez ka arritur një rekord tjetër të madh me fanellën e Barcelonës dhe ka shkruar emrin e tij me shkronja të arta në historinë e klubit nga Camp Nou.
Pas një pushimi prej gjashtë muajsh shkaku i një lëndimi të rëndë në gju, Suarez është kthyer dhe ka vazhduar formën e lartë dhe golat.
Përveç kësaj, Suarez po arrin të thyej edhe rekorde dhe të shkruaj emrin e tij në historinë e Barcelonës.
Me golin e shënuar të mërkurën mbrëma ndaj Espanyol, Suarez ka arritur në kuotën e 195 golave me klubin katalunas.
Uruguaiani tashmë ka kaluar në renditje legjendën Ladislau Kubala, i cili kishte 194 gola dhe ka zënë vendin e tretë në historinë e golashënuesve të Barçës.
Suarez tashmë ka vetëm dy lojtarë sipër tij në tabelën e shënuesve: Leo Messi, me 630 gola dhe Cesar, me 232 gola.
Me 37 gola më shumë, Suarez do të bëhet golashënuesi i dytë më i madh në historinë e klubit, pas Messit. /Telegrafi/