Telegrafi

Suarez refuzon transferimin në MLS

Raportohet se David Beckham i ka ofruar sulmuesit të Barcelonës, Luis Suarezit një kontratë katërvjeçare që të transferohet në skuadrën nga Major League Soccer, Inter Miami.

Ish-lojtari i LA Galaxy, e ka tani në pronësi skuadrën amerikane, ndërsa nga sezoni i ri do t’i drejtojë ata për herë të parë në MLS.

Beckham thuhet se është i gatshëm që t’i ofrojë ish-sulmuesit të Liverpoolit një kontratë katërvjeçare te Miami dhe ta bëjë lider të skuadrës.

David Beckham (Foto: Yong Teck Lim/Getty Images/Guliver)

BeSoccer raporton se sulmuesi uruguaiani e ka refuzuar ofertën, pasi dëshiron që të vazhdojë të qëndrojë te Barcelona edhe për një sezon, por edhe të luajë në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Luis Suarez

Luis Suarez mund ta shijojë sezonin e tij të fundit te skuadra katalunase, pasi është duke shkuar në përfundim të karrierës së tij, ku më pas do të vendos nëse do të luajë në Kinë apo Amerikë.

Mesfushori Daniele De Rossi u largua nga Roma pas 18 vitesh qëndrimi në Olimpico, e që poashtu është duke u lidhur me një kalim te Inter Miami i  David Beckhamit. /Telegrafi/