Telegrafi

Me lot në sy, Suarez përshëndetet me Barcelonën – niset për te Atletico Madridi

Luis Saurez është përshëndetur me Barcelonën, derisa kamerat kanë kapur atë duke qarë, pasi është afër kalimit te Atletico Madridi.

Sulmuesi uruguaian ishte fillimisht afër kalimit te Juventusi, mirëpo testi për gjuhën italiane i doli i dështuar.

Kështu, Atletico Madridi u aktivizua menjëherë për t’i marrë shërbimet e tij dhe duket se janë të suksesshëm.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Barcelona nuk do të lejonte Suarezin të largohej si lojtar i lirë.

Katalunasit po kërkojnë një shumë rreth dhjetë milionë euro për të lejuar kalimin e lojtarit te Rojiblancos.

Detaje të plota do të publikohen në momentin që Suarez e kompleton transferimin e tij në Wanda Metropolitano. /Telegrafi/