Futbollisti holandez, Abdelhak Nouri nuk do të ketë mundësi më të luaj futboll.
Nouri kishte pësuar aritmi kardiake (çrregullim në rrahjet e zemrës) në ndeshjen miqësore mes Ajaxit dhe Werder Bremenit.
Kësisoj pas testeve të reja, u mësua se talenti holandez nuk do të mund të luaj më futboll pasi një pjesë e trurit të tij nuk është duke funksionuar.
Shumë futbollistë kanë reaguar me atë që ka ndodhur dhe kanë mbështetur talentin 20-vjeçar.
Por sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka postuar një foto tejet prekëse në Instagram.
Suarez sa ishte pjesë e Ajaxit së bashku me sulmuesin Klaas Jan Huntelaar kishin bërë një foto me Nourin, i cili në atë kohë ishte vetëm një 14-vjeçar që adhuronte yjet e gjigantit holandez.
“Shumë keq për atë që ka ndodhur me Appien (nofka e lojtarit). Ne jemi me ty. Qëndro i fortë”, shkroi Suarez në foton e publikuar.
Foto e publikuar nga Suarez ka marrë shumë komente dhe është shpërndarë jashtëzakonisht shumë në rrjetet sociale.
Shumica nga adhuruesit e futbollit që kanë shpërndarë foton kanë përshëndetur sulmuesin uruguaian për gjestin emocionues të bërë nga ylli i Barcelonës. /Telegrafi/