Telegrafi

Suarez i përgjigjet Sanchezit, qetëson mjeshtërisht topin e lëshuar me shpejtësi 141 km/h (Video)

Vetëm një javë pasi ylli i Arsenalit, Alexis Sanchez, tregoi aftësitë e ndaljes së topit të hedhur me shpejtësi 141.622 kilometra në orë nga një makinë e dizajnuar për lëshimin e topave me shpejtësi dhe precizitet të madh, atë e ka bërë edhe Luis Suarez.

Kjo ishte në vazhdën e ‘Dugouts Touch Challenge’ dhe uruguaiani tregoi edhe një herë klasin e tij.

Kiliani e ndali topin me të brendshmen e shputës, por Suarez i përgjigjet me të jashtmen.

Sipas jush, cili e ka bërë më mirë, ylli i Arsenalit apo ai i Barcelonës? /Telegrafi/