Luis Suarez ishte duke i kaluar testet mjekësore, pastaj edhe zyrtarizimin te Atletico Madridi, kur Lionel Messit postoi një fjalim emocional në Instagram në lidhje me largimin e tij.
Kapiteni i Barcelonës, ka kritikuar klubin katalanas për mënyrën se si ata e kanë detyruar Suarezin të largohet, ndërsa e nënvizoi se uruguaian ishte shoku i tij më i mirë në klub.
Suarez iu është përgjigjur fjalëve të Messit, duke falënderuar atë për pritjen dhe miqësinë e mirë që i përcolli për gjashtë vite.
“Faleminderit mik për fjalët e tua, por faleminderit edhe që ishe ashtu siç je, për atë që ishe nga dita e parë me mua dhe familjen time”.
“Unë gjithmonë do t’i jem mirënjohës Messit njerëzor – me humor dhe sentimental – sepse të gjithë e njohin si lojtar”.
“Mos harro atë që të thashë: ‘Vazhdoni të shijoni veten dhe të demonstroni se jeni numri një’, dhe mos lejo që dy, tre ose katër persona të njollosin madhështinë që e ke në klub dhe për botën e futbollit”.
“Unë të dua shumë, miku im, dhe do të na mungosh ju pesë [Messi , gruaja e tij dhe tre fëmijët e tyre]”, ka shkruar Suarez. /Telegrafi/