Telegrafi

Suarez për Dembelen: Ai duhet të marrë më shumë përgjegjësi

Luis Suarez duke festuar me Ousmane Dembele golin e katër të Barçës ndaj Real Madridit në Camp Nou (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Luis Suarez i ka kërkuar Ousmane Dembeles të jetë më i përgjegjshëm dhe të fokusohet vetëm në futboll.

Francezi është shëndërruar në një çështje te Barcelona dhe mediat spanjolle.

Kjo pasi ish-ylli i BVB-së është dënuar nga skuadra katalunase për arsye disiplinore.

Ousmane Dembele duke festuar me bashkëlojtarët golin ndaj Real Sociedadit (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

“Të jesh futbollist është privilegj, por kjo sjell përgjegjësi”, ka thënë Suarez.

“Ousmane duhet të fokusohet vetëm te ndeshjet dhe karriera e tij, ka shumë shembujt të profesionalizimit në gjithë zhveshtoren”.

Lexo po ashtu Drejtuesit e Barçës binden, Dembele duhet shitur

“Ai duhet të marrë më shumë përgjegjësi, por e vërteta është se ai meriton të jetë në këtë klub dhe të gjithë ne duhet ta përkrahim”.

“Ai është ambientuar mirë, ka krijuar marrëdhënie të mira dhe është një person i lumtur”, ka thënë Suarez. /Telegrafi/