Telegrafi

Suarez nuk e përjashton mundësinë e rikthimit të Neymarit në Barcelonë

Luis Suarez ka lënë të kuptohet se mund të luajë sërish me lojtarin e Paris Saint-Germainit, Neymar.

Braziliani ka qenë i lidhur ngushtë me një kthim në Camp Nou, ku ka pasur shumë pretendime se 26-vjeçari është gatshëm të largohet nga parisienët.

Me vetë Neymarin, duke pohuar se mund të ketë lëvizje në të ardhmen, Suarez ka pranuar se gjithçka është e mundur.

“Në futboll, ti nuk e di se çfarë mund të ndodhë”, tha uruguaiani për Globesporte.

“Unë mund të luajë me të përsëri në Barcelonë. Ajo që Neymar tha është e vërtetë, në çdo afat kalimtar flitet shumë për të”, shtoi ai.

Lexo po ashtu Neymar: Real Madridi? Kur ka diçka të sigurt do të flasim

“Le ta shijojë Parisin dhe kur të ketë mundësi të lëvizë, ai do të vendosë dhe të gjithë do ta dinë. Mendoj se është shumë i pjekur, shumë i vetëdijshëm. Ai nuk duhet të kalojë gjithë ditën duke dëgjuar atë që thuhet, sepse është e komplikuar. Ai duhet të përqendrohet në atë që bën në mënyrë spektakolare, që është të luajë futboll”, tha sulmuesi.

Neymar është paraqitur në 22 ndeshje për gjigantët francezë në këtë sezon, duke shënuar 20 gola dhe asistuar 10 herë. /Telegrafi/