Luis Suarz është duke u ballafaquar me një problem të jashtëzakonshëm.
Sulmuesi i Barcelonës po kalon nëpër periudhën e tij më negative golashënuese në vitet e fundit.
Suarez ka shënuar vetëm një gol në pesë ndeshjet e fundit zyrtare.
Kjo është larg prej formës së tij të zakonshme kur ai në sezonet e kaluara dihet se terrorizonte mbrojtësit në të gjitha garat.
Tash uruguaiani nuk është as hija e vetes nga sezonet e kaluara dhe këtu ka ndikuar trajneri Ernesto Valverde, i cili ia ka ndërruar pozitën futbollistit.
Suarez tani performon në krahun e majtë të sulmit katalanas, teksa Messi po shkëlqen duke realizuar gol në rolin e “sulmuesit të rrejshëm”.
Më brengosëse se golat, është shqetësues fakti se Suarez ka pasur shumë pak raste shënimi, një gjë që i është imponuar nga pozita në fushë.
Mbetet të shihet nëse mungesa e Dembeles do të ndikojë që Suarez të kthehet në formë dhe të shkëlqejë sërish me gola. /Telegrafi/