Luis Suarez dëshiron ta mbarojë karrierën te Barcelona, mirëpo nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që të kthehet te Ajaxi – klubi ku bëri emër në Evropë.
Uruguaiani kaloi në Camp Nou në verën e vitit 2014 nga Liverpooli, mirëpo më shumë e ka në zemër klubin nga Amsterdami.
“Të gjitha ëndrrat mu realizuan te Barcelona dhe shpresoj të qëndroj këtu deri në fund të karrierës. Mirëpo, duhet të luaj në nivelin më të lartë”.
“Natyrisht, do të më pëlqente që të kthehesha te Ajaxi një ditë. Madje edhe nëse do të më duhet ta bëja vetëm për ta falënderuar Ajaxin”.
“Ajaxi është klubi që më bëri të famshëm në Evropë”, ka deklaruar sulmuesi për gazetën holandeze De Telegraaf.
29-vjeçari kaloi tre vite e gjysmë te 33 herë kampioni holandez duke shënuar 111 gola në 159 paraqitje. /Telegrafi/