Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka pranuar se i mungon jeta te Liverpooli, klub që e ka përshkruar si “shumë të rëndësishëm” në jetën e tij.
Uruguaiani befasoi lojtarët e klubit anglez me vizitën e tij në Melwood dhe ishte i kënaqur me rikthimin e tij në Liverpool.
“Është fantastike t’i shohësh këta djelmosha”, ka thënë Suarez për Liverpoolfc.com. “Njerëzit që punojnë këtu janë fantastikë dhe më mungojnë, prandaj erdha që të vizitoj shokët”.
“Kalova momente të mira këtu dhe kur ju keni këso momente në jetën tuaj, është diçka që ju duhet ta mbani mend”.