Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, thotë se skuadra e tij ka ditur për rreziqet që vinin nga Arsenali në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Katalunasit kishin fituar 2-0 në takimin e parë dhe në të dytin siguruan edhe një fitore 3-1 duke u kualifikuar në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm prej 5-1.
“Na duhej të kontrollonim lojën edhe kur ishim 2-1, sepse e dinim forcën e tyre fizike dhe kishin rezultat që nuk iu përshtatej”.
“E dinim që do të sulmonin. Në fund treguam se jemi të fortë si vendas dhe realizuam gola të vlefshëm”, ka deklaruar uruguaiani.