Luis Suarez i ka dhënë fund aventurës së tij me Atletico Madridin pas dy viteve qëndrim në kryeqytetin spanjoll.
Sulmuesi uruguaian ka shumë oferta në tavolinë si nga kampionatet elitare ashtu edhe nga Amerikan, Kina e vendet arabe.
Megjithatë e ardhmja e tij duket se do të jetë përsëri në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.
Trajneri i Aston Villës, Steven Gerrard e ka kontaktuar sulmuesin dhe i ka kërkuar t’i bashkohet atyre në Villa Park.
35-vjeçari është duke e shqyrtuar seriozisht rikthimin në Ligën Premier për t’iu bashkuar Aston Villës pasi klubi anglez është duke ndërtuar një skuadër shumë të fortë.
Villa ka bërë në fillim të afatit kalimtar veror dy goditje të mëdha, duke nënshkruar me mesfushorin francez Boubacar Kamara nga Marseille dhe mbrojtësin brazilian Diego Carlos nga Sevilla.
Gjithashtu skuadra angleze ka blerë përfundimisht edhe Philippe Coutinhon i cili është një mik shumë i mirë i Luis Suarez. /Telegrafi/