Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka kërkuar që Lionel Messi të ndjek hapat e tij dhe të nënshkruajë një marrëveshje të re me skuadrën nga Camp Nou.
Kampionët e La Liga njoftuan të enjten se kanë arritur marrëveshje me uruguaianin për një zgjatje të kontratës deri në 2021 dhe Suarez shpreson se Messi do të jetë i radhës për të rënë dakord për një përtëritje të kontratës, pasi marrëveshje ekzistuese e tij përfundon në vitin 2018.
“Lumturia ime do të jetë e plotë vetëm nëse Messi rinovon kontratën e tij, sikurse unë”, ka thënë Suarez për gazetarët.
“Por rinovimi im nuk është një mesazh për Messin. Ai është i vjetër mjaftueshëm për të ditur se çfarë është e mirë për të”, përcjell Telegrafi.
Suarez ka folur gjithashtu për ‘Topin e Artë’, ku është shprehur i bindur se bashkëlojtari i tij duhet të ketë qenë ai që do duhej ta ngrite trofeun prestigjioz individual. /Telegrafi.