Site icon Telegrafi

Suarez kërkon suksesin edhe jashtë fushës, e hapë restorantin e tij në Barcelonë (Foto)

Superylli i Barcelonës, Luis Suarez, ka arritur ta gjejë formën në fushë pas një starti të dobët në këtë sezon, e është i uritur që të vazhdojë me suksesin jashtë fushe.

30 vjeçari duket se dëshiron të vazhdojë me sukseset edhe jashtë fushe, duke hapur një restorant – por a ka kafshuar ai më shumë se sa që mund të gëlltisë?

Miqt e afërt nuk mungojnë në “Chalito”

Chalito quhet restoranti i ri i Suarzit i hapur në veri të zonës së njohur Rambla në zemër të Barcelonës.

Ambienti modest servon ushqim të shpejtë me shije latine, që edhe pritet nga një njeri i cili quhet El Gordo, që në spanjisht do të thotë “i trashë”.

Duke shikuar Suaerzin, në restorantin e Suarezit

Përpos ushqimeve klasike Latino Amerikane, menuja ka edhe përzgjedhje të mirë të picave, që dëshmon se Suarez ka shije edhe për kuzhinën italiane.

Qysh në ditët e para të hapjes së biznesit të ri, Suarez ka pasur për mysafir Lionel Messin.

Suarez ka shije edhe për picat italiane…

Sipas raportit të The Sun, çmimi në këtë restorant është normal dhe nuk duhet të jesh futbollist i klasit botëror për ta paguar atë, e madje stafi i uruguaianit i gostit mysafirët me pije falas “nga shtëpia”.

Një meny e pasur…

Mbetet të shihet nëse Suarez do t’ia dalë që të replikojë suksesin e tij nga futbolli në biznes. /Telegrafi/

Ushqim i shpejtë…

Exit mobile version