Telegrafi

Suarez kërkon rinovimin e Valverdes

Luis Suarez ka lëvduar Ernesto Valverden për punën e tij të vazhdueshme te Barcelona dhe dëshiron që ta shohë trajnerin të vazhdojë qëndrimin në Camp Nou.

Valverde fitoi La Ligan dhe Kupën e Mbretit pasi erdhi në klub në start të sezonit të kaluar dhe Barca mbetet në garë për tri trofe këtë sezon.

Sidoqoftë, pozita e Valverdes mbetet e luhatur dhe në dyshim pasi që sugjeroi në dhjetor se ai mund të largohet.

Suarez tashmë ka dalë publikisht për të kërkuar vazhdimin e bashkëpunimit me teknikun katalanas.

“Spekulimet më befasojnë sepse nga ajo që unë kuptoj, ka dhe një vit në kontratën e tij”.

“Ne jemi të gjithë të kënaqur. Ai ka besim te të gjithë lojtarët. Ka respekt kur ne flasim në sitauta të ndeshjeve dhe ai ka dëshirë t’i dëgjojë lojtarët”.

“Unë do të isha i ngazëllyer që ai të vazhdonte sepse është trajner i madh dhe ka staf të mirë. Ai ka besim të madh te lojtarët. Por, nuk jemi ne ata që vendosim se çka do të ndodhë”, u shpreh Suarez.

Suarez op ashtu ka shpresuar se edhe ai do të rinovojë në Camp Nou dhe të qëndrojë së bashku në stol me teknikun, Ernesto Valverde. /Telegrafi/