Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka kërkuar durim dhe që ekipi të mos nxitohet në super duelin ndaj Paris Saint Germain ku katalanasit po kërkojnë një rikthim spektakolar.
Barcelona ka një deficit prej 4-0 nga ndeshja e parë e zhvilluar në Parc des Princes, dhe teksa adhuruesit e futbolit dyshojnë se Barca mund të bëjë një gjë të tillë, ndryshe mendon Suarez, shkruan Telegrafi.
Uruguaiani thotë se durimi është çelësi për të synuar një rikthim spektakolar.
“Ndeshja do të zgjasë 95 minuta dhe ne duhet të kemi durim. Ne duhet të jemi të vetdishëm për këtë”.
“Sigurisht, ne duhet të jemi edhe ambicioz, por jo të dëshpëruar për gola. Ne nuk duhet të çmendemi në minutat e para të takimit”.
“Askush nuk dëshiron të bëjë rikthimin më shumë se sa ne, por ne duhet të jemi të qetë. Ne duam të shkruajmë historinë”.
“Një gol nga PSG mund të jetë vendimtar, por jo domosdoshmërisht, varet nga momenti. Ne jemi të vetdishëm për kualitetin që ata kanë, por ata e dinë se ne jemi në gjendje për t’u bërë atyre shumë dëm kur kemi posedimin e topit”, deklaroi Suarez. /Telegrafi/