Site icon Telegrafi

Suarez i ka dhënë këshilla Nunezit pas kartonit të kuq që e kishte marr në fillimet e tij te Liverpooli

Darwin Nunez kaloi në Liverpool nga Benfica këtë verë në një transferim prej 100 milionë eurosh, ose thënë më ndryshe 75 milionë euro kesh të paguar menjëherë dhe 25 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Në ndeshje e dytë të Ligës Premier, ndeshjen e parë zyrtare në Anfield, Nunez mori karton të kuq për goditjen me kokë të mbrojtësit të Crystal Palace, Joachim Andersen.

Në një intervistë për ESPN, Nunez ka thënë se Luis Suarez, një ish-sulmues i Liverpoolit, i dërgoi një mesazh pas kësaj ngjarje.

“Ishte bukur sepse jo shumë njerëz shqetësohen të marrin telefonin ose të të dërgojnë një mesazh. Gjesti i tij ishte shumë i rëndësishëm për mua. Luis është një idhull në të gjithë botën”.

“Sapo kam filluar dhe ai i di të gjitha këto gjëra sepse ka luajtur në Liverpool. Luis më tha se këto gjëra do të ndodhin në çdo ndeshje të Ligës Premier”.

“Lojtarët kundërshtarë do të më godasin, duhet të forcohem dhe nuk mund ta bëj më këtë katrahurë. Ai më tha: “Dëgjo një budalla si unë”. Unë i jam shumë mirënjohës për atë mesazh dhe dashurinë që më tregoi”, ka thënë 23-vjeçari Nunez për Suarez.

Kujtojmë që Suarez ende luan për Kombëtaren e Uruguait.  Ai luajti 133 ndeshje për Liverpoolin nga 2011 deri në 2014 dhe shënoi 82 gola me 47 asistime.

Por ai shkaktoi edhe skandale. Ai kafshoi mbrojtësin e Chelseat, Branislav Ivanovic dhe u dënua me dhjetë ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version