Telegrafi

Suarez i irrituar me Griezmannin, dyshja nuk folën dhe nuk e shikuan fare njëri-tjetrin në stërvitje

Luis Suarez thuhet se nuk e ka pritur aspak transferimin e ri të Barcelonës, Antoine Griezmann.

Griezmann kompletoi transferimin e tij nga Atletico Madridi para disa javës për një shifër të raportuar prej 120 milionë eurosh.

Transferimi i tij në Camp Nou u prit me shumë bujë nga tifozët e klubit katalunas, por jo edhe nga njëri prej lojtarëve kryesor të skuadrës.

Lexo po ashtu Suarez i bashkohet stërvitjeve të Barcelonës, Pique kthehet nga lëndimi

Bëhet fjalë për sulmuesin uruguaian, Suarez, i cili nuk është tifoz i yllit francez.

Sipas mediumit Cuatro, Suarez tashmë është i irrituar me nënshkrimin e ri të Barcelonës, Griezmann.

Suarez thuhet se as nuk e ka shikuar dhe as nuk ka folur për asnjë rast me ish- yllin e Atletico Madridit në seancën stërvitore të së mërkurës, e cila ishte e para së bashku për dyshen sulmuese.

Lexo po ashtu Tri formacionet e mundshme të Barcelonës me "sulmin më të madh të të gjitha kohërave"

Uruguaiani është parë gjatë gjithë kohës duke stërvitur përkrah Gerard Pique dhe Jordi Alba, ndërsa Griezmanni me bashkëkombësit e tij Ousmane Dembele dhe Samuel Umtiti.

Kjo mund të shpjegohet nga pakënaqësia e fshehur mes dyshes gjatë Kupës së Botës së vitit të kaluar, kur Suarez akuzoi Griezmannin, i cili tha se ndihet ‘gjysmë-uruguaian’ përpara çerekfinales midis Uruguait dhe Francës.

Lexo po ashtu Messi, Suarez, Griezmann: MSG-ja e Barcelonës, treshja 100 golëshe

“Antoine mund të thotë se ndjehet gjysmë uruguaian, por ai është francez. Ai nuk e di ndjenjën se çfarë është të jesh uruguaian”, kishte thënë Suarez në atë kohë.

Sidoqoftë, gjatë prezantimit të Antoine në Camp Nou, francezi tha që Suarez ishte i pari që e uroi për ardhjen në Barcelona, ndërsa me kalimin e kohës mund të ketë afrim mes dyshes së sulmit.  /Telegrafi/