Telegrafi

Suarez: Icardi nuk është top lojtar

Legjenda e Interit, Luis Suarez, ka thënë se Mauro Icardi dhe Ivan Perisic “nuk janë top lojtarë” dhe shtoi se klubi zikaltër “nuk do e fitojë ligën”.

Spanjolli ka thënë se Luciano Spalletti është trajneri ideal dhe se nuk do mungojnë sukseset.

“Krahasimi i Interit me Napolin dhe Juventusin është teje i ekzagjeruar dhe i parakohshëm”, ka thënë Suarez për CalcioNews24.

Mauro Icardi në takimin ndaj Bolognas në stadiumin Renato Dall’Ara. Foto: Getty

“Në këtë moment Interi janë në ndërtim me shumë lojtarë të mirë dhe një trajner të madh. Mendoj se ende janë prapa Juventusit dhe Napolit”.

“Spalletti është perfekt për t’i mbajtur të gjithë në linjë. Nuk do e fiton ligën, por jam i sigurt se do të bëjë mirë”.

“Icardi dhe Perisic nuk janë top lojtarë . Icardi është golashënues, ai është kapiteni i Interit dhe është i rëndësishëm. Ende nuk është super yll, duhet të bëjë mirë edhe në Evropë e përfaqësuese. Deri më tani e kemi parë vetëm në Itali”.

“Spalletti ka mendime të drejta, prioritet është skuadra”.

“Joao Mario? Ai dhe Brozovic janë të kompletuar. Secili ka tiparet e veta, njëri e mban topin, e tjetri shënon. Organizuesi i lojës ideal i Interit me shumë mundësi do ishte një përzierje mes këtyre dyve”, ka shtuar Suarez. /Telegrafi/