Telegrafi

Suarez i thotë “PO” Liverpoolit

Sulmuesi i Barcelonës ka shënuar 29 gola gjatë këtij sezoni dhe padyshim që do të ishte një ëndërr për çdo ekip anglez, por deklarata e tij e fundit përgënjeshtron zërat se ai mund të transferohet te ndonjë ekip tjetër si United apo Chelsea.

Suarez, i cili kaloi tre sezone e gjysmë në Liverpool përpara se të shkonte në Spanjë, pranon se e ka marrë malli për atmosferën e stadiumit “Anfield”.

“Nuk i dihet asnjëherë,” deklaron 29 vjeçari për ESPN. “Nëse do të rikthehesha një ditë në Angli, nuk do të shkoja te anjë klub tjetër përveç Liverpool-it.”