Telegrafi

Suarez: Humbje shqetësuese – ne jemi Barca, duhet ta fitojmë çdo ndeshje

Luis Suarez dhe Angel Montoro (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka dhënë opinionet e tij lidhur me humbjen befasuese nga Granada të shtunën mbrëma.

Katalunasit pranuan dy gola në udhëtimin që shumëkush e konsideronte të lehtë për Blaugranët, ndërkohë që kundërshtari i tyre mori kryesimin në La Liga.

Uruguaiani e ka pranuar se katalunasit duhet t’i përmirësojnë shumë gjëra në ndeshjet e radhës pas kësaj humbjeje nga ekipi i promovuar në kampionatin spanjoll.

Lexo po ashtu Granada nënshtron Barcën dhe është lider i La Ligas

“Është një humbje shqetësuese, humbja dhemb. Ndërsa kjo është një humbje që duhet ta analizojmë mirë, sepse janë shumë gjëra që duhet t’i përmirësojmë… E patëm posedimin e topit, por nuk mundëm ta shfrytëzonim. Duhet ta analizojmë se çfarë ka ndodhur”.

“Ajo që duhet të shikojmë është se si po luajmë në udhëtim, pasi që mungesa e ngushtimit të hapësirave dhe rasteve është shqetësuese. Ne jemi Barca, duhet të dalim dhe të fitojmë secilën ndeshje, nuk mund të vazhdojmë në këtë mënyrë”, ishin fjalët e Suarez pas ndeshjes. /Telegrafi/