Telegrafi

Suarez: Me Godinin jam shok, nuk jemi kacafytur

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka deklaruar se ai dhe Diego Godin janë shumë shokë edhe në ditët e sotme dhe se nuk kanë probleme.

“Jam shok me Diegon”.

“Ndeshja e fundit ajo puna e bërrylit, ai e di se nuk kam dashur ta godas, kështu që ishte e qartë”.

“Pas ndeshjes, unë shkova e përshëndeta dhe fola me të për këtë. Këto janë gjëra që ndodhin në futboll, në fushë dhe njerëzit nuk duhet të brengosen për këto. Eshtë mënyra jonë se si luajmë”.

“Ne kemi qenë në një ecuri shumë negative dhe kemi krijuar raste që nuk janë bërë gola. Kështu që tash kemi ende gjasa për trofe dhe duhet që të vazhdojmë punën e mirë”, u shpreh Suarez. /Telegrafi/