Site icon Telegrafi

Suarez e pranon se Barça është më e dobët pa Messin

Luis Suarez dhe Lionel Messi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Barcelona ka pësuar humbje të papritur në kuadër të ndeshjes së parë të Copa del Rey.

Kataluansit humbën si mysafirë të skuadrës së Sevillas me rezultat 2-0 në stadiumin Ramon Sanchez-Pizjuan.

Kampionët në fuqi të kupës dhe të ligës elitare spanjolle nuk e patën ndihmën e Lionel Messit, i cili u pushua nga trajneri Ernesto Valverdes.

Kevin-Prince Boateng debuton me humbje (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

E sulmuesi Luis Suarez ka pohuar se humbja e djeshme nuk dëshiron justifikim dhe se ka pranuar tërthorazi se Barca pa Messin është e ngathët.

“Sot nuk kemi ndonjë një justifikim. Shpresoj se Leo do të luajnë në ndeshjen e dytë sepse ai bën diferencën. Janari është muaji më i komplikuar i të gjithëve. Kupa është e rëndësishme, por marrja e pikëve në ligë. Ne kemi shumë lojtarë dhe rezerva të mjaftueshme për të kapërcyer këtë periudhë”, tha uruguaiani.

Lexo po ashtu Sevilla mposht Barçën në ndeshjen e parë në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Vlen të theksohet se blaugranat i kanë humbur 25 për qind të ndeshjeve këtë sezon pa ndihmën e argjentinasit.

Ndryshe, Barca do të jetë nikoqire e ndeshjes së dytë me Sevillan në Camp Nou. /Telegrafi/

Exit mobile version