Telegrafi

Suarez: Duam ta fitojmë El Clasicon dhe ta mbyllin një sezon të madh në La Liga

Luis Suarez (Getty Images)

Barcelona është e vendosur të sigurojë një fitore në El Clasicon e së dielës dhe të përfundojë një sezon si të pamposhtur, sipas sulmuesit Luis Suarez.

Gjatë takimit të mëparshëm të La Ligas mes dy skuadrave të mëdha këtë sezon, Blaugranët ishin fitues me rezultat 3-0 në Madrid në një ndeshje të dominuar totalisht.

Sulmuesi i Barcelonës, Suarez dëshiron që skuadra e tij ta fitojë edhe takimin e dytë të El Clasicos për këtë sezon, teksa ka folur edhe për disa kujtime nga ndeshjet e mëparshme.

“El Clasico është një ndeshje e veçantë, është spektakolare të luash dhe kam qenë me fat që të shijoj shumë prej tyre”, ka thënë fillimisht Suarez për kanalin zyrtar të La Ligas.

Festa e lojtarëve të Barcelonës pas golit të Lionel Messit (Getty Images)

“Është e mrekullueshme të kesh mundësi të luash në to, është një spektakël i madh për përkrahësit, edhe pse lojtarët vuajnë nga nervat dhe ankthi”.

“Gjëja më e rëndësishme është të vëmë një paraqitje të mirë sepse është ndeshja më e shikuar në histori dhe në të gjithë botën, kështu që secili prej tyre është i veçantë, gjithnjë sjell diçka”.

“Kujtimi më i veçantë për mua është goli im i parë në El Clasico në sezonin 2014/15, që ishte shumë emocionuese për mua”.

“Mbani mend golat në fitoren 4-0 në Bernabeu në sezonin 2015/16 dhe është kaq unike për të shënuar një gol kundër rivalit tënd më të madh në vendin e tyre”, përfundoi uruguaiani. /Telegrafi/