Site icon Telegrafi

Suarez: Batistuta ishte idhulli im në fëmijëri

Nuk ka asnjë dyshim se Luis Suarez është një prej sulmuesve më të mirë në botë dhe së fundmi ka zbuluar idhullin e tij.

Sulmuesi i Barcelonës u bë uruguaiani më i mirë në histori të La Ligas me golin e minutës së fundit ndaj Villarrealit të martën mbrëma.

32-vjeçari pranoi këtë javë se Gabriel Batistuta ishte lojtari që admironte në fëmijëri, ndërsa disa nga shokët e tij të kombëtares gjithashtu e frymëzuan atë.

Lexo po ashtu Golashënuesit më të mëdhenj në histori të El Clasicos - Messi, Ronaldo dhe të tjerët

“Kur fillova me ekipin kombëtar të Uruguait, admirova Sebastian Abreun dhe Diego Forlanin. I shikoja ata, ishin ndryshe, por të dy fenomenalë”, ka thënë fillimisht Suarez për Sport 980.

“Por, idhulli im si fëmijë ishte Gabriel Batistuta”.

Suarez dhe Batistuta

Sidoqoftë, Batistuta nuk ishte i vetmi argjentinas që Suarez e admiroi, pasi përpara ndeshjes me Atletico Madridin, ai zbuloi admirimin e tij për Diego Simeonen.

Suarez ka admirim edhe për Simeonen (Foto: Getty Images/Guliver)

“Simeone është një trajner i madh që e ka kthyer Atleticon në mesin e elitës së futbollit botëror”.

“Për këtë, ai konsiderohet si një nga trajnerët më të mirë në botë. Ndër të tjera, e admirova për karakterin e tij”, përfundoi ylli i Barcelonës. /Telegrafi/

Exit mobile version