Telegrafi

Suada Sherifi, mesazh blogereve të modës: Investoni në profesion të vërtetë (Video)

Kush e ndjek ish Miss Shqipërinë në rrjetet sociale, me siguri i ka rastisur të shohë foto me veshje firmash të njohur, kompozuar shumë bukur me ambientin.

Por a ka ndërmend bukuroshja të kthehet në një fashion-blogger, një fenomen i përhapur në masë këto vitet e fundit?

E ftuar në emisionin “Tek Unë me Arjola Shehu”, Suada flet edhe për këtë aspekt:

“Jo, unë nuk do e hap asnjëherë një blog mode. Kjo, sepse mendoj që asnjë blogger nuk funksionon si i mirëfilltë këtu tek ne, ashtu siç në fakt funksionon jashtë vendit, ku kushdo që ka një emër madje edhe paguhet për të qënë present në evente. Mendoj se mund të investohet më mirë në një profesion të vertëtë, sesa të bëjë famë në këtë formë në një treg të vogël si Shqipëria, ku askush nuk sponsorizon për t’i reklamuar veshjet ne blog”, përfundon bukuroshja e cila ka zbuluar edhe disa nga planet e së ardhmes në televizion.

Për të zbuluar se për çfarë bëhet fjalë, klikoni në linkun e mëposhtëm: