Telegrafi

Suad Sahiti nënshkruan me Llapin

(Foto: K.F. Llapi)

Klubi futbollistik, Llapi, ka njoftuar se Suad Sahiti është përforcimi më i ri i skuadrës nga Podujeva.

28-vjeçari e ka nënshkruar sot (e martë) kontratën që e mban lidhur me klubin deri në verën e vitit 2024. Pas disa ditëve negociata, është arritur marrëveshja finale për nënshkrimin e kontratës prej një vit e gjysmë.

Anësori i djathtë ka përvojë në Greqi, Bullgari, Poloni dhe së fundmi në Kroaci, ku ishte pjesë e skuadrës së Sibenikut.

Sahiti në vitin 2014 iu bashkua skuadrës së Rabotniçkit në Maqedoni, kurse tri vite më pas u transferua në Shqipëri te Skënderbeu. Pas një edicioni, sulmuesi i djathtë u transferua tek AE Larisa në Greqi, kurse karrierën e ka vazhduar edhe te Semptevri Sofia (Bullgari) dhe Wisla Plock (Poloni).

Nga edicioni 2020/21, Sahiti luajti për Sibenikun në Kroaci, kurse tashmë do t’i mbrojë ngjyrat e KF Llapi.