Sulmuesi i Liverpoolit, Daniel Sturridge, ka refuzuar një ofertë nga Kina,
Sipas The Mirror, anglezi ishte cak i Beijing Guoan, para se tregu i transferimeve të mbyllej në ditë e premte.
27-vjeçari i tha jo klubit kinez të cilët drejtohen nga ish-trajneri i Bayer Leverkusenit, Roger Schmidt.
E ardhmja e sulmuesit në Anfield ende nuk është i sigurt pasi Jurgen Klopp nuk është i gatshëm t’i jep atij minutat e kërkuar në fushë.
Për atë kanë shfaqur interesim disa skuadra angleze dhe Paris Saint-Germaini. /Telegrafi/