Telegrafi

Sturridge drejt largimit nga Liverpooli

Sulmuesi anglez, Daniel Sturridge pritet të largohet nga Liverpooli.

Reprezentuesi i Anglisë nuk ka qenë titullar nën urdhrat e Jurgen Klopp dhe është lodhur me këtë situatë.

Mediat angleze kanë shkruar se Sturridge ka kërkuar largimin nga ‘The Reds’ gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Por e ardhmja e tij përsëri do të jetë në Ishull pasi nuk do të largohet nga Liga Premier.

Është skuadra e rikthyer në elitë, Newcastle United që po tenton transferimin e tij.

‘Laraskat’ janë të gatshëm të paguajnë rreth 18 milionë funte për transferimin e Sturridges.

27-vjeçari ka shënuar tre gola këtë edicion në Ligën Premier, ndërsa ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2019. /Telegrafi/