Telegrafi

Sturridge drejt Italisë, Atalanta i bën ofertë

Atalanta janë ndër klubet që po i ofrojnë një kontratë sulmuesit anglez, Daniel Sturridge.

Ai mbush 30 vjeç muajin tjetër dhe është i disponueshëm pasi i skadoi kontrata e tij me Liverpoolin.

Sipas The Times, Atalanta janë një klubet që e duan lojtarin.

Calciomercato.it pretendonë se kushtet personale e ofruara janë 1.4 milion euro në vit plus bonuse.

Kërkesat e tij besohet të jenë 3 milionë euro në vit dhe ai ka një ofertë superiore nga Fenerbahce, por Atalanta janë në Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e tyre.

Atalanta përfundoi si treta në Serie A sezonin e kaluar dhe arriti në finalen e Kupës së Italisë.

Palët e tjera që të interesohen për Sturridge janë Bolonga, Real Betis, Leganes, Real Valladolid, DC United, Philadelphia Union, Olympique Marseille dhe Eintracht Frankfurt. /Telegrafi/