Telegrafi

Sturridge dëshiron të qëndrojë te Liverpooli

Daniel Sturridge gjatë miqësores mes Chester FC dhe Liverpoolit (Foto: Getty Images)

Daniel Sturridge është kthyer te Liverpooli pas huazimit te West Bromwich Albioni.

Anglezi shpreson që të vazhdojë edhe në sezonin e ri me Reds.

“Unë e shoh vetën mirë këtu, shpresoj të fitoj hapësirë javë pas jave”.

Daniel Sturridge gjatë një aksioni në miqësoren para-sezonale ndaj Prenton Park (Foto: Getty Images)

“Rikthimi po shkon mirë, duhet vetëm të vazhdoj të jem i përqendruar dhe të punojë vazhdimisht për të qenë titullar”, ka thënë Sturridge në një intervistë për Daily Mail.

23-vjeçari te WBA nga janari i 2018 deri në fund të sezonit luajti vetëm në gjashtë ndeshje, ndërsa nuk arriti të shënojë ndonjë gol.

Lexo po ashtu Nga Alisson te Shaqiri: Formacionet e mundshme të LFC-së në sezonin 2018/19, favorit për të fituar PL?

Sezoni i Sturridges u përcoll me shumë lëndime, por tani ai është 100 për qind i gatshëm dhe në formë.

Anglezi shënoi edhe në fitoren 7-0 në miqësoren ndaj Chesterit. /Telegrafi/