Site icon Telegrafi

Sturaro transferohet te Sportingu, bindet nga fjalët e Ronaldos

Agjenti i Stefano Sturaro ka konfirmuar se mesfushori i Juventusit do të bashkohet me Sporting CP, duke zbuluar se fjalët e Cristiano Ronaldos ishin vendimtare.

Sturaro është i vendosur të bashkohet me Sportingun në një huazim të thjeshtë për dy milionë euro, pavarësisht qëllimit të Juventusit për të marrë 20 milionë euro nga shitja e tij.

Carlo Volpi rrëfen se ylli portugez, Ronaldo, luajti një rol kyç në transferimin e mesfushorit italian 25-vjeçar në Portugali te ish-skuadra e tij.

Lexo po ashtu Tifozët ta pakënaqur me rezultatet e skuadrës, maskohen dhe sulmojnë lojtarët e Sportingut

“Stefano do të shkojë në Lisbonë këtë mëngjes. Është një huazim i thjeshtë “, ka thënë fillimisht Volpi për Tuttosport.

 

“Është e vërtetë që kemi negociuar me Watfordin, si dhe klubet e tjera angleze, të cilët e kanë parë atë, ashtu si edhe klubet e tjera italiane. Ishte mirë ta shihje atë aq të çmuar”.

“Pas gati katër vitesh në Juventus, ai duhet të rritet më tej si një lojtar dhe të luash do të thotë gjithçka për dikë si ai”.

Sturaro u bind nga Ronaldo për të kaluar te Sportingu

“Besimi në fushë ju lejon të jeni të sigurt për veten tuaj. Vendimi i tij për të shkuar jashtë vendit ishte gjithashtu një rritje për të si një njeri”.

“Mund të ketë qenë Anglia, Spanja apo Portugalia. Por ai zgjodhi Sportingun. Sigurisht që fjalët e Ronaldos rreth Sportingut dhe futbollit  portugez ishin vendimtare”, përfundoi agjenti i Sturaros. /Telegrafi/

Exit mobile version