Mesfushori italian, Stefano Sturaro pritet t’i japë fund aventurës së tij si futbollist i Juventusit.
Hapësirat e vogla nën urdhrat e trajnerit Maximiliano Allegri kanë bërë që Sturaro të kërkoj largimin nga ‘Zonja e Vjetër’.
24-vjeçari është duke u kërkuar me ngulm nga skuadra angleze Newcastle United.
Në fakt është trajneri spanjoll i Newcastles, Rafa Benitez që e pëlqen shumë lojën e italianit dhe ka kërkuar transferimin e tij.
Mediat në Itali e kanë bërë të kryer faktin që Sturaro do të largohet nga ‘Juventus Stadium’ gjatë afatit kalimtar të janarit.
Newcastle është e gatshme të shpenzojë rreth 15 milionë euro për të nënshkruar me Sturaron.
Për shërbimet e italianit interesim ka shfaqur edhe skuadra e njohur gjermane Wolfsburg.
Kujtojmë që lojtari këtë edicion ka luajtur vetëm në tri ndeshje në Serie A dhe në tri të tjera në Ligën e Kampionëve ku në total ka luajtur 397 minuta. /Telegrafi/