Telegrafi

Stupcat vijnë së shpejti me “Tre pleqtë”

(Foto: Instagram/vedatiofficial)

Humori i Stupcave së shpejti do të troket në dyert tuaja. Emisioni “Tre pleqtë” vjen te ju përmes ekranit të televizionit Klan Kosova.

Tre personazhet, Avdija, Shefkija dhe Ilmija do t’ju bëjnë për të qeshur me skeçet e tyre që prekin tema të ndryshme.

Në mesin e tyre është edhe “Ushtrimet Anti-Covid-19”, ku protagonistët përgatiten fizikisht për ta mundur pandeminë e coronavirusit.

Bëhuni gati për të qeshura e batuta. Ato vijnë së bashku me Stupcat.