Grupi më i dashur komik për publikun, Stupcat, kanë qenë prezent te salloni ekskluziv i veturave të brendeve Renault dhe Dacia, Auto Mita.
Aktorët tejet të popullarizuar për skeçet e tyre kanë qenë pjesë e një loje shpërblyese për një prej klientëve të sallonit Auto Mita.
Dhe, Stupcat kanë pozuar për fotografin Veton Osmani duke qëndruar pranë Renault Captur, vetura të cilat janë ndarë si pjesë e një loje shpërblyese, e cila lansohet së shpejti, ku është përzgjedhur kjo veturë është përzgjedhur si ‘crosoveri’ më i kërkuar në Kosovë.
“Jemi këtu sot te vendi ku veturat flasin shqip”, thekson mes tjerash Osman Azemi, aktor i Stupcave i njohur ndryshe për rolin e “teta gjylit”.
Pranë tij shfaqen edhe aktorët Mensfur Safqiu dhe Vedat Bajrami, që natyrisht se nuk mungojnë në ambientet e sallonit pranë Renault Capturit.
Duket se edhe Stupcat kanë dëgjuar për veturën e cila flet shqip, bëhet fjalë për Dacia Dusterin e ri që gjendet në sallonin e Auto Mitës, veturë që thuhet se i ka të gjitha, e mes tjerash edhe flet shqip. /Telegrafi/