Site icon Telegrafi

Stupcat me skeçin e ri “Fushata” trajton një temë shumë të ndjeshme

Stupcat trajtojnë një temë shumë të ndjeshme me skeçin e ri “Fushata”.

Stupcat çdo të Hëne prej ora 20:00 në GjirafaVideo po na sjellin skeçe me tema të ndryshme, të cilat përpos që dhurojnë të qeshura pafund, sjellin është vetëdijesim.

Në këtë skeç ata kanë trajtuar bamirësinë e cila po përdoret nga disa persona vetëm për marketing.

Bossi të cilin e luan Vedat Bajrami, shkon tek një familje e varfër për t’i ndihmuar, mirëpo ky bashkë këshilltarin e tij më shumë e nënçmojnë atë familje se sa që e ndihmojnë dhe gjëja më qesharake është sjellja e tij si dhe fjalimi i tij.

Skeçet janë prodhim i GjirafaStudios dhe shfaqen vetëm online në platformën GjirafaVideo.com. Mos harroni çdo të hëne prej ora 20:00 shfaqen skeçet e reja. /Telegrafi/

 

Exit mobile version